Duhet ta pranojmë që tashmë fansat e ekranit shqiptar kanë kaluar plotësisht në epokën e serialeve turke. Ndërsa në dekadën 2000-2010 (për të mos thënë më herët), telenovelat latine ishin ato që i tërhiqte më shumë shqiptarët por çuditërisht “Sulltani i Madhërishëm”, ndër serialet e para turke që u transmetua në Albanian Screen ndryshoi gjithçka. Një rrotacion i cili eci me kohën, epoka e të cilës do zgjasi edhe për disa vite me shumë gjasa.
Në televizionin shqiptar 2016-a nuk ka sjellë shumë prurje të reja sa i përket serialeve krahasuar me vitin e kaluar. Kjo për shkak se sezoni televiziv është i tej mbushur me prodhimet që kanë patur startin në fund të 2015-ës, si Fate të Kryqëzuara apo Ertugrul. Të cilave, nuk po i jepet një fund, pasi produksionet turke për shkak të shikueshmërisë rinovon sezonet e tyre.
Por kush ishin serialet turke që po arrijnë shikueshmëri mjaft të madhe në Turqi? Disa prej tyre janë duke u transmetuar primetime në Shqipëri ku edhe në vendin tonë janë duke thyer rekorde të audiencës. Madje, duke sfiduar edhe spektakle mjaft të ndjekura.
Sipas agjensisë së monitorimit të mediave në Turqi, raportohet se “Ertugrul” është seriali më i shikuar turk. Ai aktualisht vazhdon të transmetohet në TRT 1, por edhe në vendin tonë në TV Klan ku arrin shifra rekord të audiencës gjatë transmetimit të tij gjatë javës.
“Dashuri me Qera” është një ndërs sukseset më të mëdha të kinematografisë turke për 2016. Seriali ka arritur të shitet në shumë vende të botës, duke shkuar deri në Amerikën Latine. Komedia Romantike përveç audiencës cilësohet si seriali më i përfolur turk me më shumë se 25.000 lajme në media. Ai aktualisht transmetohet primetime në Shqipëri në kanalin 3Plus të platformës Tring, e me shumë mundësi së shpejti edhe në Vizion Plus.
Një ndër serialet më të shikuar në Shqipëri nëpërmjet Vizion Plus, tashmë jo në transmetim, “Lugina e Ujqërve” ishte një ndër sukseset e serialeve turk. Ndërsa përfundoi në Qershor me episodin final të 300, ai arriti të grumbulloi në vite një audiencë të caktuar me ngjarjet e pazakonta të ndërthurura me botën e krimit dhe mafias.
Një serial tjetër mjaft i populluar në Turqi e çuditërisht fare i përfolur në vendin tonë është “Eşkıya Dünyaya Hükümdar Olmaz”. I llojit aksion, ai është shkruar nga Raci Şaşmaz dhe Bahadır Özdener, ku në role kryesore janë protagonist Oktay Kaynarca, Deniz Cakir, Sanem Çelik, Yunus Emre Yildirimer, Ozan Akbaba dhe Tarık Ünlüoğlu.
E vinit në dyshim që “Sulltanesha Kosem” apo ndryshe “Kosem Sultan” nuk do ishte në këtë top list?! Edhe pse nisi me protesta dhe kundërshtime, nga shumë grupe sequel-i i “Sulejmani i Madhërishëm” vazhdon të triumfojë në matësin e audiencës në Turqi. Ai tashmë është duke transmetuar sezonin e dytë të tij duke u spostuar nga Star TV ku pati premierën e sezonit të parë në kanalin FOX. “Kosem Sultan” gjithashtu këtë vit do të startoj edhe në ekranin e Televizionit Klan i cili ka siguruar të drejtat për transmetim në vendin tonë.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!