Kinematografia turke duket sikur është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, derisa ka kaluar edhe kontinentet. Kësaj radhë serialet turke do të transmetohen edhe në Amerikën Latine. Edhe Meksika ‘shteti i telenovelave’ nuk i rezistoi dot serialeve të Turqisë. Atje kanë filluar përgatitjet e televizioneve Meksikane për të transmetuar një nga serialet më të goditura të producentve turk, bëhët fjalë për Fatmagyl dhe Kuzey-Guney dy serialet më të shikuara në shumë vënde të Evropës dhe Ballkanit.
Por jo vetëm Meksika do transmetojë seriale turq, vendi i palmave, Brazili, do të fillojë transmetimet e serialit që flet për historinë e Fatmagyl. Kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i kërkesave nga televizionet e huaja për të marrë serialet turke. Një ogur mjaft i mirë edhe për vetë producentët, të cilët nuk po ndalojnë së punuari me seriale fantastike.
IMA / J.Kasaj