Asambleja e Lega Serie A e organizuar ditën e djeshme i dha dritën jeshile transmetimit të Kampionatit Italian të Serisë A në Youtube.
Çshtë fjala për të drejtat audiovizuale në zonën e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, për të cilën Lega Serie A ka gjetur një zgjidhje.
Në fakt, asambleja vendosi të vazhdojë me krijimin e një kanali në gjuhën arabe në platformën YouTube. Pesë ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt dhe të pakriptuara në kanal për çdo ditë ndeshje, të komentuara drejtpërdrejt nga Qendra e re në Lissone të Ligës së Serisë A dhe të aksesueshme vetëm për dy territoret e lartë përmendura.