Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri në një prej paraqitjeve të saj para mediave ka bërë shqiponjën dykrenare si simbol i vendit tonë. Mirëpo, ky gjest simbolik ka sjellë reagime të ashpra nga serbët, teksa mediat serbe nxituan menjëherë të shkruanin për të. Kështu, “Novosti” e cilëson këtë veprim si provokim.
“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, shkruhej në titullin e tij teksa në brendësi të artikullit thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal. “Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj.
Kjo nuk është hera e parë që serbët shqetësohen nga simboli kombëtar shqiptar, pasi kjo është një histori që përsëritet çdo vit në Eurovision, por jo vetëm. Ata i janë trembur edhe shqiponjës së Dua Lipës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e çdo shqiptari tjetër të suksesshëm që ka treguar me krenari origjinën e tij. Në fakt simboli i shqiponjës është një simbol paqësor, simbolizon fluturimin, lirinë…por vërtet pse frikësohen serbët nuk e kuptojmë.