Xhirimet per The Legend of Conan, titull provizor, nisin kete vjeshte. Behet fjale per vazhdimin e filmit Conan, Barbari, filmi ikon i vitit 1982 me protagonist Arnold Schwarzenegger.
Per kapitullin e ri te sages nuk do te kete ndryshime: barbari mbetet po ai, i hekurti Schwarzy. Per projektin kishte kohe qe flitej por vetem sot mund te themi se çdo gje eshte konkretizuar.
Aktori dhe ish politikani i eshte rikthyer keshtu ekranit te madh, ne rolin e Terminator ne filmin e ri Terminator: Genisys dhe Terminator 6.
Si gjithmone, aktori nuk pranon kompromise dhe pranon sfiden per tu rikthyer edhe ne rolin e personazhit me te mbathura prej leshi Conan.
Producentet e The Legend of Conan kane deklaruar per portalin The Arnold Fans qe Universal ka mirepritur kopjen e pare te skenarit, ndersa skenaristi Will Beal po punon per nje version te dyte.
Nese çdo gje do te shkoje sipas parashikimeve ky do te jete episodi i pare i triologjise se re, ka thene producenti Fredrick Maimberg.
Nga ana e tij Arnold Schwarzenegger ka deklaruar se per te nuk perben asnje problem interpretimi i luftetarit Conan, edhe pse tani eshte ne moshen 67 vjeçare ai gezon nje forme fizike te perkryer dhe eshte gati te vesh rolin e luftetarit tashme mbret me floke e mjeker te thinjur.