Në mediat e huaja përflitet se këngëtarja dhe aktorja Selena gomez do i rikthehet kinematografisë dhe kësaj radhe me një film horror, bazuar në qytetin e “skenave elitare të modës” të quajtur “Dollhouse”.
‘Variety’ shkruan se filmi do të jetë një thriller psikologjik, në ngjashmëri me ‘Black Swan’. Sipas “Variety”, Selena po ashtu do të jetë edhe producente e këtij projekti.
“Përfshirja e Selenës në drejtimin e këtij projekti është mjaft emocionuese. Ajo është shumë e talentuar si aktore dhe si producente. Bashkimi i saj me profesionistët e zhanrit horror-thriller, Shaën Levy dhe Dan Cohen do të sjellë një sukses të madh për ‘Dollhouse'”- thotë Adam Fogelson, drejtor i grupit Motion Picture STXfilms.