Policia ka arritur të sekuestrojë arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak në Gjirokastër.
Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen Cfakë, policia gjeti të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë, një arsenal armësh, konkretisht: 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrëpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.