Operacioni “MERSIN” është finalizuar me sekuestrimin e 49 kg kokainë në portin e Durrësit, dhe i arrestuari nuk është emër i panjohur. Bëhet fjalë për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekaj. Konteineri me 49 kg kokainë dhe banane kishte ardhur nga Ekuadori me destinacion Maminasin, ose më saktë firmën e babait të Arbër Çekajt.
Kujtojmë se 3 vite më parë Arbër Çekaj u arrestua pasi në firmën e tij zbarkoi gjithashtu një konteiner me banane nga Kolumbia, që kishte brenda 613 kg kokainë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.