Vetëm 24 orë pas publikimit njoftimit të bujshëm të Prokurorisë, mbi “sekuestron” e Agon Channel dhe të disa kompanive të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, konfirmohet bllofi i organit të akuzës.
Gjatë seancës gjygjsore ndaj dy punonjësve një ditë më parë, Prokuroria nuk ka mundur të ngrejë asnjë akuzë zyrtare, dhe pse më parë rëndiste dy të tilla. Në këto kushte gjykata i ka liruar të dy të ndaluarat duke vendosur “detyrim paraqitjeje”.
Përpos bujës dhe dyshimeve të ngritura vrullshëm, sipas avokatit Theodhori Sollaku nuk është ngritur ende asnjë akuzë zyrtare dhe Prokuroria nuk disponon të dhëna në bëhet fjalë apo jo për “pastrim parash”.
Agon Channel