Pak ditë më parë në media qarkulloi një deklarat5ë të ish-deputetes së LSI, Nora Malaj, e cila shprehej se në martesë ka bërë namin në seks. Mirëpo e ftuar në emisionin ‘Hard Talk’, Malaj ka sqaruar se jo deklaratë e saj është keqkuptuar.
-=“Nuk ka ditë që LSI-ja të mos jetë në një titull gazete. Mund të jetë në një titull se u hodh çizmja, mund të jetë në titull se LSI bëri këtë, mund të jetë në titull se zysh Nora tha që seksi bëhet më i mirë kur je në martesë, që në fakt e marrin dhe e transmetojnë ndryshe, tjetër për tjetër. Më pyetën si ka qenë seksi për ty dhe unë i thashë po them atë që ka thënë teto Ollga: “Në fejesë jo dhe aq, por në martesë kam bërë namin”. Bëhej fjalë për edukimin seksual në një studio televizive. Dhe njerëzit u shqetësuan pafund.”, sqaron Nora.
-Të morën në telefon?
-Po.
-Po burri çfarë tha për këtë?
-Burrit i erdhi shumë mirë se pas martese thashë, nuk thashë përpara. Ne jemi produkt i kohës, mirëpo portalet nuk donin ta thoshin këtë dhe e nxorën kështu. Një puthje të gjitha portaleve që më bëjnë personazh dhe që më tregojnë se edhe unë jam qenie njerëzore, shkoj në tualet, ndaj sa herë që keni inat politikanët mendoni që i kryejnë të gjitha gjërat siç i kryeni ju, por mos harroni një gjë, që marrin sipër në kurrizin e tyre një gjë që ju nuk e merrni, ata kanë pranuar ta flijojnë veten, sidomos gratë, dhe duhet t’i ruani sepse janë njerëzit tanë, jemi njerëzit tuaj dhe në fund të ditës edhe nëse gabojmë, është shumë njerëzore.