Lajme të këqija për të gjithë ata që prisnin të rishihnin edhe një herë në ekranin e madh 4 shoqet e famshme të ‘Seksi dhe qyteti’. Pavarësisht planeve e spekulimeve të shumta, protagonistja Sara Xhesika Parker konfirmon se nuk do të ketë një seri të tretë.
“Është vendosur, ne nuk do ta bëjmë”, tha aktorja që ka interpretuar Carrie Bradshou në serialin e famshëm të viteve 90 dhe dy filmat kinematografikë. Në një intervistë për ‘Extra’, Parker shtoi se ndihej shumë e zhgënjyer.
‘Kishim një skenar të mrekullueshëm e shumë gazmor dhe më vjen keq që nuk do ta kthejmë dot në një film. Audienca e ka kërkuar kaq shumë”, ishin fjalët e Parker. Mundësia e një ribashkimi të fundit mes 4 protagonisteve Parker, Sintia Nikson, Kim Catrall dhe Kristin Davis po diskutohej prej vitesh, pavarësisht kritikave me të cilat u përball ‘Seksi dhe qyteti 2’, i xhiruar kryesisht në Abu Dabi.
Parker nuk dha detaje mbi shkaqet e anulimit të projektit, por mediat kanë spekuluar se ka qenë Catrall ajo që ka qenë kundër. Megjithatë aktorja ka sqaruar në një postim në Twitter, se nuk është ajo fajtorja, edhe pse nuk e mohon se nuk ishte në favor.
“E vetmja kërkesë që kam bërë ndonjëherë, është se nuk doja një film të tretë, por kjo ka qenë në 2016-ën”, shkruan ajo. Seriali komik i HBO-së, ‘Sex and dhe city’, ka fituar një sërë çmimesh Emmy dhe është vlerësuar për promovimin e një epoke të fuqishme për gratë e reja e për skenat e hapura seksuale.
/ Top Channel