Sean Connery vdiq në moshën 90 vjeç. Ai ndërroi jetë i qetë në gjumë ndërsa ishte në Bahamas, i rrethuar nga familja e tij.
Duket sikur, vetëm në një ditë, kemi humbur dy miq të vjetër:
aktorin e njohur skocez dhe James Bond.
Edhe pse me kalimin e viteve agjenti sekret me licencë për të vrarë ka marrë tiparet e shumë yjeve të tjerë, në fakt, me unanimIitet Sean Connery ishte bërë fytyra ” e vërtetë” e 007, fytyra autentike me të cilën identifikonte karakterin imagjinar të Ian Fleming.
007 u shpik në 1953 dhe tashmë i janë kushtuar një duzinë librash (duke përfshirë një histori të shkurtër të përshtatur për TV), por hyrja e Connery në skenë e promovoi atë në gradën e heroit par ekselencë duke e bërë filmin më të ndjekur në të gjithë botën.