Aktualisht WhatsApp Web kërkon skanimin e një kodi QR për të vijuar bisedat nga telefoni në kompjuter. Kështu verifikoni që telefoni juaj është i lidhur me llogarinë në WhatsApp.
Së shpejti përdorimi i WhatsApp në desktop do të jetë shumë më i thjeshtë
WhatsApp është një prej shërbimeve më të sigurta të komunikimit dhe versioni desktop së shpejti mund të bëhet akoma sigurtë. Të dhënat nga versioni më i fundit beta sugjerojnë se WhatsApp Web mund të pajiset me sigurinë biometrike të skanerit të shenjave të gishtërinjve.
Sipas WABetaInfo, WhatsApp Web e pret një përmirësim i madh sigurie. Versioni 2.20.200.10 do të bëjë të mundur përdorimin e verifikimit përmes skanerit të shenjave të gishtërinjve gjatë krijimit të një sesioni të ri WhatsApp Web.
Aktualisht WhatsApp Web kërkon skanimin e një kodi QR për të vijuar bisedat nga telefoni në kompjuter. Kështu verifikoni që telefoni juaj është i lidhur me llogarinë në WhatsApp.
Për ta bërë këtë duhej të hapni kamerën e telefonit dhe të skanonit kodin QR në ekranin e kompjuterit. Edhe pse procedura në fjalë nuk është e vështirë, nuk është aq praktike.
Përditësimi në fjalë mund të zëvendësojë kodin QR me skanerin e shenjave të gishtërinjve. Jo vetëm që skaneri është më i shpejtë por gjithashtu më i sigurtë.
Aktualisht nuk ka informacione se kur opsioni i ri do të jetë i disponueshëm. /PCWorld Albanian