Mesaduket së shpejti medias shqiptare do ti shtohet edhe një televizion i ri, i cili frymëzimin e ka pikërisht nga portali i tij online. Bëhet fjalë për një ndër portalet më të klikuar në Shqipëri, Syri.net, ku drejtuesi i tij, Çim Peka, mesa duket po përgatitet për të hyrë edhe më vrullshëm në mediumin shqiptar.
Burime shumë të sigurta pranë InfoMedia Albania, bëjnë me dije se televizioni i ri, është në fazat e tij të para, duke plotësuar stafin e vet, ku synim janë gazetarët më profesionist shqiptar.
Një sinjalizim të lindjes të Syri TV, e ka dhënë edhe vetë gazetari Peka, kryeredaktor dhe themelues i Syri-t, nëpërmjet një fotoje të studios së lajmeve.
Ndërsa ende nuk dihen financuesit e këtij televizioni të ri, InfoMedia Albania, ka zbuluar se kanali do të transmetojë online dhe
në platformat dixhitale që operojnë në vendin tonë, ku ende nuk dihet nëse do të jetë TV i tipit gjeneralist apo all-news.
InfoMedia Albania// Justin Kasaj | Ndalohet rreptësisht kopjimi i këtij materiali pa autorizim nga redaksia qëndrore!