Një kanal i ri televiziv do t’i shtohet së shpejti ekranit në Shqipëri. Pas portalit informativ, Agjencia e lajmeve City News Albania sjell CNA HD.
“Një ekran PA CENSURË!”, ky është slogani që tv më i ri informativ që do e dalloj nga të tjerët.
Për t’i shpëtuar “grisë televizive”, për të qenë sa më afër opinionit publik, përmbysja do të fillojë me zbatimin e një filozofie të re.
Informacionet nga vendi, rajoni dhe bota, si ngjarjet e përditshme në politikë, ekonomi, drejtësi, sociale, kulturë, teknologji, vijnë në një këndvështrim ndryshe.
Partnerë të vetëm të CNA HD do të jenë qytetarët, zëri dhe problemet e tyre, kundrejt çdo padrejtësie që vjen nga politika, drejtësia dhe në çdo fushë tjetër, shkruan CNA.al
E vërteta pa filtra ashtu siç është në jetën e përditshme do të gjejë hapësirë 24 orë në 24 në CNA MEDIA.
Aktualisht kanali është në prova teknike dhe mund të ndiqet përmes platformës TIBO.
https://youtu.be/vqQmXat_ILQ