Nga burime të afërta me produksionin “O Sa Mirë Kids”, po zhvillohen përgatitjet e fundit për fillimin e xhirimit të komedisë edukative për fëmijë me titull “Ekskurzioni!”.
Nën ombrellën e brendit të mirënjohur “O’ Sa Mirë”, këtë radhë aktorët e mirënjohur nga seriali, së bashku me fëmijët nga seriali “O’ Sa Mirë Kids” në kinematë këtë vjeshtë, do të na sjellin ekskursionin më interesant të zhvilluar ndonjëherë, ku do të ketë shumë të qeshura shumë ndodhi interesante dhe shumë gjëra për të mësuar. 75 minuta, komedi edukative për fëmijë!
Me këtë projekt filmik do të vendosen edhe standarde të reja në kinematografinë tonë në aspekt të xhirimeve, produksionit, postproduksionit, me standarde të larta hollivudiane. Filmi do të jetë produkt vendor, në bashkëpunim me produksion nga Shkupi.
Gjithashtu në kuadër të projektit filmik do të punohet dhe një aplikacion për mobil, i bazuar në mësime shkencore dhe i mbushur me përmbajtje edukative për fëmijë, që do të pasurojë dhe kontribuojë në zhvillim e tyre me dituri për gjërat me të cilat ballafaqohen fëmijët në jetën e përditshme.
“Shpresojmë të krijojmë një projekt me të cilin të gjithë do të krenohemi, dhe të sjellim një eksperience të re, ku njehërit do të qeshim por dhe do të mësojmë se bashku gjëra të reja, pasi fëmijët janë pasuria jonë më e madhe dhe investimi në edukimin e tyre duke folur gjuhën e tyre, është puna më e mirë që mundemi të bëjmë”, theksojnë nga produksioni “O Sa Mirë Kids”.