Autoritet i Mediave Audiovizive do të çeli së shpejti garën për licensimin e transmetimeve radiofonike kombëtare me transmetim analog.
Vendimi për nisjen e garës është bërë në datën 1 Dhjetor 2017, në mbledhjen e Bordit Drejtues të Autoritetit të Mediave pas shqyrtimit të rendit të ditës, ndër të tjera miratoi e vendimin “Për çeljen e garës për dhënien e licencës komëtare të transmetimit audio analoge dhe miratimin e dokumentacionit të licencimit”. (Vendimi nr. 221, datë 01.12.2017);
Kujtojmë që aktualisht në Shqipëri transmetojnë në nivel kombëtar tre radio Radio Tirana, Top Albania Radio dhe +2Radio.