Moderatorja dhe aktorja, Rudina Dembacaj iu është rikthyer sherrit të bujshëm me Agron Llakajn, gjë që solli edhe largimin e saj nga “Al Pazar”.
E ftuar në “Roped With Olsi”, asaj iu kërkua që të thoshte emrin e aktorit me të cilin nuk flet.
Dhe Rudina Dembacaj u përgjigj: “Se di a meriton t’ia them dhe emrin, A. Llakaj. S’i flas dhe bën mirë të mos më dalë para ai njeri. Obobo, si e kam presionin, nota 10 (qesh)”.
Aktorja, e cila pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me ish-deputetin, Mark Frroku, foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj.
Ajo tregoi se mes tyre ‘plas sherri’ dhe zihen shumë, kjo për shkak se aktorja është nevrike, por “gjakrat” mes tyre i qetëson Mark Frroku, i cili hap i pari rrugë.
“Ore plas sherri. Duhemi shumë, jemi të dashuruar. Zihemi se unë jam nevrike, jam njeri i drejtë. Nëse e lë diçka për të bardhë, mos ma bëj gri se më acaron. Të betohem që rrugë hap Marku, të them të drejtën. Është më i pjekur, e di ngarkesën time emocionale, merrem me çdo detaji që familja jonë të jetë mirë. Ai di të hapë rrugë”, tregoi Rudina Dembacaj.