Transmetimi i ndeshjeve të futbollit nga kanali publik RTSH, tashmë është kthyer në një mish-mash ngatërresash që po na çuditin ditë pas dite. Të gjithë kujtojmë skandalin e ndeshjes miqësore me Italinë të kombëtares sonë, ku RTSH nuk e transmetoi, duke e patur të garantuar me ligj.
Kësaj radhe ka ndodhur diçka akoma më e çuditshme në fakt. Gjatë pasdites është zhvilluar derbi kryeqytetas Partizani – Tirana, që RTSH e ka të drejtë transmetimin e kësaj ndeshjeje. Megjithatë, jo të respektuar deri në detaje. Kjo ndeshje është transmetuar direkt nga montazhi i platformës private me pagesë Super Sport, nga kanali i saj Super Sport 3 HD. Gjithçka, përfshirë edhe grafikat, gjë që përbënë një shkelje të rëndë, duke sjell një taktikë aspak të drejtë reklamimi për platformën private në fjalë, si një shfrytëzim të kanalin publik.
IMA / S. Dema