Scandal është një serial televiziv amerikan, thriller politik me protagosnite Kerry Washington. Krijuar nga Shonda Rhimes, është transmetuar në ABC më 5 prill, 2012. Personazhi i Keri Uashingtonit, Olivia Popi bazohet pjesërisht në zëdhënësen për shtyp të ish-administratës së Xhorxh H.W. Bush Xhudi Smith, e cila shërben si bashkë producente. Ngjarjet e serialit zhvillohen në Uashington, D.C. dhe fokusohen në firmën e menaxhimit të krizave të Olivias, “Olivia Pope & Associates”, të stafit të saj, si edhe të stafit në Shtëpinë e Bardhë.
Olivia Pope (Keri Uashington) është një ish-drejtoreshë e Komunikimeve për presidentin e Shteteve të Bashkuara, e cila është larguar për të krijuar firmën e saj të menaxhimit të krizave, “Olivia Pope & Associates”. Olivia ka vendosur t’ia kushtojë jetën e saj mbrojtjes së imazheve publikë të elitës së kombit, por zbulon se sado që të mundohet, s’mund të lërë pas pjesë të të shkuarës së saj.
Stafi i “Olivia Pope & Associates” përfshin Herison Rajtin
(Kolumbus Short), një ndërmjetës gjyqesh i mprehtë dhe i;
Ebi Uilen (Derbi Stençfild), hetuesi i firmës; Hak (Guilermo Diaz), një kaher me një të shkuar në CIA; dhe një rekrute të re, Kuin Perkins (Keti Loues), një avokate e re me një sekret.
Një tjetër ish-punonjës i firmës “Pope and Associates” ka qenë miku i ngushtë i Popit, Stefen Finç (Henri Ian Kusik), një detektiv i sjellshëm që s’e ka kufizuar kurrë lirinë e tij. Kusik, i njohur sidomos për rolin e tij në serialin amerikan “Lost”, largohet nga seriali pas një sezoni.
Sezoni 1: 2012
Sezoni i parë i serialit prezanton Olivia Popin dhe anëtarët e ndryshëm të firmës së saj, si edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara Fitzxherald Grant (Toni Golduin) dhe Sajrus Bin (Xhef Peri), shefin e stafit të tij. Sezoni i parë fokusohet në jetët e anëtarëve të ekipit, te marrëdhënia e Olivias me presidentin (ish-punëdhënësin e saj), dhe misteri që lidh përfshirjen e Amanda Tenerin (Liza Ueili) me Shtëpinë e Bardhë, midis çështjeve të tjera që ka zgjidhur ekipi.
Sezoni 2: 2012–2013
Kanë ndodhur disa ndryshime stafi: Henri Ian Kusik në rolin e Stefen Finç është larguar dhe Belami Jang, si Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara dhe Xhoshua Melina, si Devid Rozen, rikthehen si aktorë të rregullt të serialit. Sezoni i dytë ka nisur transmetimin në shtator.
Sezoni 3: 2013–2014
Seriali është rinovuar për një sezon të tretë më 10 maj, 2013. Është deklaruar që Skot Foli, që ka luajtur rolin e Xhekut, një nga dashuritë e Olivias, do të rikthehet si personazh i rregullt. Protagonistja e serialit “Friends” Lisa Kudrou është caktuar në rolin e Kongresistes së Montanës, Xhozefinë Markus në shumë seri. Ndërkohë në sezonin e tretë do të rishfaqen aktori i “Private Practice” Pol Adelstain, dhe protagonistja e “Army Wives”, Seli Presmani. Scandal e ka transmetuar premierën e sezonit të tij të tretë më tre tetor, me një ndërprerje për shkak të festave në janar 2014, si edhe Lojërat Olimpike 2014, për t’u rikthyer me një premierë “pranverore” më 27 shkurt.
Kasta e aktoreve dhe personazhet
Keri Uashingtoni në rolin e Olivia Karolin Pop, një ish-drejtoreshë komunikimesh në Shtëpinë e Bardhë, që njihet gjerësisht si “koordinatorja” më e mirë në Uashington.
Sajrusi ishte mentori i saj kur ajo nisi punën për fushatën e madhë presidenciale, gjatë së cilës ajo dhe ai që më pas u bë guvernatori Fitzxherald Tomas Grent III nisën një marrëdhënie. Pasi bëhet president, Fitzi e nxit Olivian, që më pas bëhet drejtoreshë e komunikimeve ta vazhdojnë marrëdhënien.
Kolumbus Short në rolin e Herison Rajt, një avokat që punon me Olivian. Ai është i zgjuar dhe i qëndron asaj besnik. Para se të punonte për Adnan Salifin dhe të bëhej i pasur, ka punuar në “Takoma Park”. Kur Salifi u fut në burg për afera korruptive, Herison u dënua me vetëm gjashtë muaj burg, pasi e mbrojti Olivia.
Derbi Stençfild në rolin e Ebi Uilenit, punon si hetuese në firmën e Olivias. Ebi ka qenë e martuar me Çarls Putnin, djalin e vogël të ish-guvernatorit të Virxhinias, Xhejms Putnit.
Olivia e ndihmon Ebin të gjejë avokatin më të mirë për raste divorcesh në shtet që ajo ta zgjidhë martesën e saj.
Keti Loues në rolin e Kuin Perkins, por në rolin e Lindsi Dujerit do të shfaqet në premierën e sezonit të dytë, në gjyqin për vrasjen e ish-të dashurit të saj dhe gjashtë personave të tjerë. E kishte telefonuar të dashurin për ta kërcënuar pasi kishte zbuluar që e tradhtonte. NJë pako e mistershme shfaqet në punën e tij, duke vrarë atë bashkë me gjashtë persona të tjerë.
Guilermo Diaz në rolin e Hakut, punon si teknik në firmën e Olivias. Ai është jashtëzakonisht besnik ndaj Olivias dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka që ajo i kërkon për shkak se kur Olivia e ndihmoi ai ishte i pastrehë.
Xhef Peri në rolin e Sajrus Ratherford Binit, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë. Është njeri i heshtur, por jashtëzakonisht ambicioz, por dhe besnik ndaj presidentit. Madje është i gatshëm të vrasë për ta mbrojtur atë. Ka qenë mentori i Olivia Popit dhe miku i saj i mirë.
Toni Golduin në rolin e Fitzxherald Tomas Grant III (Fitz), është presidenti i Shteteve të Bashkuara, një ish-guvernator republikan i Kalifornisë nga Santa Barbara. Është i dashuruar me Olivia Popin dhe do të ndahet nga gruaja e tij për të qëndruar me Olivian.
Belami Jang në rolin e Zonjës së Parë Melodi “Meli”” Grant (rishfaqet herë pas here në sezonin e parë dhe është aktore e rregullt në sezonin e dytë)
Është grua e fortë, por e ftohtë dhe përllogaritëse, e gatshme të bëjë gjithçka për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. Olivia tronditet kur zbulon se Meli jo vetëm që e dinte për lidhjen e saj me Fitzin, por nuk tha asgjë për këtë.
Xhoshua Melina në rolin e Devid Rozen, asistent avokat rishfaqet herë pas here në sezonin e parë dhe është aktor i rregullt në sezonin e dytë). Është zbatues i rregullt i ligjit. Ai ka një rivalitet miqësor me Olivian, kur ajo përfshihet në çështjet që ndjek ai.
Skot Foli në rolin e Xheik Balardit (rishfaqet herë pas here në sezonin e dytë dhe është aktor i rregullt në sezonin e tretë). Një oficer i Marinës Amerikanë që ka gradën e kapitenit dhe që spiunon Olivia Popin me kërkesën e presidentit Grant, me të cilin ai ka shërbyer në Marinë.
Kritika
Seriali ka pasur përgjithësisht kritika pozitive, me 64 kritika pozitive nga 100 të mundshme. Alan Sepinuoll i HitFix ka thënë: “Që të jem i sinqertë pasi ndoqa serialin s’jam i sigurt se çfarë bën saktësisht Olivia dhe ekipi i saj dhe as për çfarë flet seriali. “IndieWire”, një sajt me lajme të përditshme është shprehur për “Scandal”-in duke e krahasuar me serialin “Damages” dhe duke thënë se ka të njëjta premisa me këtë të fundit. Por seriali Scandal do të ishte edhe më cilësor nëse do të ishte investuar pak më shumë dhe nëse do të ishte rrezikuar pak më shumë.
Vern Gei i “Newsday’s” e ka cilësuar serialin “argëtues”, por ka shtuar:
Scandal ka mjaft për të thënë në lidhje me bashkëpunimin e njerëzve në përgjithësi. Gjithashtu tregon shumë edhe në lidhje me llojin e televizionit ndaj të cilit njerëzit reagojnë.
Duke i dhënë publikut kaq shumë dhe duke iu ofruar shumë më tepër nga ç’presin, Scandal është seriali i duhur për ata që shohin drejt të ardhmes së televizionit për të prodhuar, pavarësisht mediumit.
Alan Sepinuoll i HitFix gjithashtu ndërroi mendim:
Kur “Scandal” u transmetua pranverën e kaluar, nuk dija ç’të thosha për të. Por këtë sezon seriali ka shkuar në një tjetër nivel duke e shndërruar në një një thriller komplotues që përfshin zgjedhjet, një tentativë për të vrarë presidentin, një grusht shteti të dështuar brenda Shtëpisë së Bardhë. Është absurd në çdo nivel, por është edhe shumë argëtues, falë skenarit dhe interpretimit.
Jaha Najt nga “JahaKnight.com” gjithashtu ka ndërruar mendim:
Sezoni i parë ishte një paraqitje e shkurtër në jetët e këtyre personazheve tërheqës. Ka qenë vetëm një e dhënë se cilët do të bëhen këto personazhe në sezonin e dytë. Personazhe plotësisht dinamikë me qëllime të mira dhe të këqija, si edhe me motive egoiste. Sezoni i dytë ishte fantastik, duke vazhduar paralelet në çështjet e Olivias dhe mezi po pres ç’do të ndodhë në sezonin e tretë.
Audienca
Ne sezonin e tij te dyte, shifrat e audiences se Skandal u rriten gradualisht dhe seriali nis te fitoje pak e pak terren ndaj konkurrenteve te tij ne ate fashe orare. Ky serial renditet si nje nder serialet dramatik me te ndjekur ne televizion. Ne 3 Tetor 2013 arriti te kalonte programin qe kryesonte kete fashe orare Greis Anatomi dhe me 10.52 Milion shikues ne sezonin e tij te trete arriti te kalonte edhe konkurrentet e tij direkt. Ne renditjen e pergjithshme ne baze te demografise u rendit i dyti