Tashmë është gjithçka e sigurt. Edhe pse ende ABC nuk ka konfimuar akoma sipas TVLine, Scandal do të përfundojë me sezonin e shtatë. Ndërkohë që rrjeti amerikan pritet që të zyrtarizoj gjithçka ditët në vazhdim.
Mësohet se ka qënë krijuesja e vetë serialit, Shonda Rihmes, ajo që ka vendosur që të mbylli prodhimin e saj dhe se ABC ka rënë dakort me vendimin e saj.
Herët këtë vit, presidenti i ABC Channing Dungey, kur u pyet për vazhdimësinë e Scandal pas sezonit të shtat u shpreh se ende nuk është futur kjo gjë në diskutim, megjithse dëshira e tij ishte që seriali të kishte ende vazhdimësi.
Kujtojmë se seriali është transmetuar edhe në Shqipëri, nëpërmjet ekranit të Vizion Plus./IMA/