Ashtu si ju kemi njoftuar edhe më parë, web seriali i parë shqiptar “Sarasvati Shakira”, tashmë nuk do të jetë vetëm në serverat e internetit por edhe në televizion.
“Sarasvati Shakira”, një serial jo më shumë se 10 minuta, premiera e të cilit ishte në një kanal të Youtube, me një sukses shikueshmërie në katër episodet e para ka bërë që INtv ta përzgjedhi si një nga serialet e tij për këtë sezon.
Një prodhim brenda ambienteve të shtëpise, dhe e i luajtur nga tre aktor, ai do të vijë çdo të Martë ora 23.45 në IN menjëhere pas “3jat”.