Në fundin e vitit të kaluar, Ledri Vula dhe parnterja e tij, Sara Hoxha, u bënë prindër për herë të parë, teksa në jetë erdhi volgëlushja për të cilën ata zgjodhën emrin e veçantë, Poem Blu. Ndryshe nga disa personazhe të tjerë të njohur, dyshja nuk e kanë pasur fare problem që ta prezantojnë të bijën me publikun, madje t’i hapin edhe faqe në Instagram, ndërsa vetë Sara ndan shpesh në profilin e saj detaje nga jeta si nënë e re.
Kështu ka bërë edhe së fundmi me anë të disa postimeve pikërisht në Instagram, ku ndër të tjera ka shfaqur edhe dëshirën që të jetë babai i Poem, të paktën për disa momente. E gjitha nisi nga një postim i saj ku tregonte se duke u kujdesur për vajzën në orët e vona të natës, ka harruar si është të jesh në gjumë.