Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço janë prindër të dy djemve. Dy vogëlushët e tyre, të cilët janë ndër fëmijët e njohur të showbiz-it, quhen London dhe Roman.
Në rrjete sociale shohim vazhdimisht momente të Sarës me djemtë e saj, të cilët mundohet t’i ekspozojë sa më pak.
Megjithatë, Sara jep një ndihmë të madhe për nënat e reja, duke treguar sesi i rrit, (ushqen apo edukon) fëmijët e saj.
Partnerja e Ledionit përpiqet të mos i llastojë fëmijët e saj e t’i mësojë që në vegjëli me rregulla, për t’u bërë sa më korretë e të ndërgjegjshëm kur të rriten.
Mirëpo, ajo shpreson që asnjë prej fëmijëve të mos i ngjajë Sarës nga kokëfortësia.
Pikërisht këtë ka treguar në postimet e saj në InstaStory, teksa i përgjigjen ndjekësve.
“Cila është një cilësi e jotja që s’do të doje t’ia kaloje fëmijëve?”- është pyetja të cilës Sara i është përgjigjur:
“Kokëfortësia ime”
Për të dy fëmijët e tyre zgjodhën emra qytetesh dhe nuk është çudi që të gjithë duan të dinë a do ta vazhdojnë si traditë nëse bëhen sërish prindër dhe çfarë emrash do të zgjidhnin.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Sara iu përgjigj edhe pyetjes së famshme se çfarë emri do të zgjidhte për vajzën.
“Nëse do të kishe gocë si do ta quaje? Emër qyteti, për shembull Tirana?” –ishte pyetja që i drejtoi një ndjekëse.
Ndërsa Sara u përgjigj:
“Për goca kam akoma India ose Sienna”.
Nuk e dimë nëse Sara dhe Ledioni kanë në plan ta zgjerojnë familjen, por dimë të themi që kjo traditë emrash na pëlqen pafund.