Sara dhe Ledri, dy nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, kanë kaluar disa periudha të vështira në marrëdhënien e tyre, por duket se dashuria e tyre ka gjetur një mënyrë për t’u ringjallur. Së fundmi, çifti simpatik është parë në Vlorë, në mes të detit, duke ndarë puthje pasionante që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Këto pamje u interpretuan nga disa si një lidhje e re për Sarën, por në fakt, ajo ishte me Ledrin, i cili ka edhe disa mbrëmje muzikore të planifikuara në këtë qytet bregdetar. Këto momente romantike konfirmojnë se çifti ka gjetur sërish harmoninë dhe ka mbyllur periudhën e vështirë që kishin kaluar.