Ndjekësit e rregullt të “Për’puthen” kanë vënë re disa detaje të dyshimta që i kanë bërë të mendojnë se Sara dhe Atdheu i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Që pas daljes nga programi, ata nuk i kanë kursyer fotot e ëmbla krah njëri-tjetrit. Mirëpo, krejt papritur ditën e sotme dy ish-konkurrentët kanë hequr çdo foto që kishin së bashku. Madje, ata as nuk ndiqen më në Instagram. Kështu, fansat mendojnë se marrëdhënie e tyre kaq e pati, ndonëse mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë zënkë të momentit.
Dy ditë më parë Sara dhe Atdheu kanë ngatërruar gjithë fansat duke postuar një foto ku të dy kishin vendosur dorën te barku i Sarës. Një pozë tipike në rrjetet sociale e personave që janë të pritje të një fëmije. Sikur të mos mjaftonte kjo, Atdheu komentoi “A do jetë gocë apo çun?” Dhe jo ata nuk do bëhen prindër, por kjo ishte thjesht një tjetër lëvizje për vëmendje.
Kujtojmë se javën e kaluar Sara dhe Atdheu dolën bashkë nga Për’puthen për të vijuar njohjen jashtë emisionit. Ky vendim habiti ndjekësit jo pak, teksa skenaret rreth kësaj lëvizjeje janë të ndryshme.