Nisur nga zbardhja që SPAK i bëri dosjes së ekzekutimit të biznesmenit Vajdin Lamajt, gazetari Artan Hoxha iu rikthye edhe një herë atentatit 4 muaj para se të ndodhte goditja finale për vrasjen e tij.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka treguar se Lamaj ka tentuar që të vritej pasi kishte dalë nga një intervistë e dhënë në një prej ish-televizioneve të vendit para moderatorit Arian Çani.
Në rrëfimin e tij, Hoxha bën me dije se ai dhe të ftuarit e tjerë sapo kishin dalë nga emisioni ishin qëlluar me breshëri kallashnikovi por mundën që t’i shpëtonin pa lëndime serioze atentatit. Por mesa duket i njëjti fat nuk ishte disa muaj më vonë.