Eventi gjigand i Festivalit të Këngës Italiane i cili starton mbrëmjen e sotme, do të sjelli emocione edhe për shikuesit shqiptar nëpërmjet ekranit të Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Duke filluar nga ora 21.00 të datës 7 Shkurt 2017 deri në 10 Shkurt 2017 muzika italiane do të pushtojë kanalet TVSH 2 dhe RTSH Muzikë.
Mbrëmjen e 11 Shkurtit 2017, kanali kryesor RTSH HD, TVSH 1 dhe RTSH Muzikë do ti dedikohet tërësisht festivalit të muzikës italian i cili do të përcaktojë edhe fituesin për në Eurovision 2017.
Transmetimi i netëve të Festivalit të Sanremo, është bërë traditë tashmë prej vitesh në rrjetin e RTSH./www.imalbania.com/