Edicioni i 66-të i Festivalit të Këngës Italiane Sanremo do të mbahet si çdo vit në teatrin Ariston të qytetit të Sanremo në datat 9, 10, 11, 12 dhe 13 Shkurt. Carlo Conti është konfirmuar si prezantues i këtij edicioni dhe i edicionit të ardhshëm. Këtë vit ai do të ketë përkrahë aktoren e humorit Virginia Raffaele dhe modelen e aktoren me origjinë rumune Madalina Ghenea. Per të kompletuar cast-in pjesë e prezantimit do të jetë edhe sex symbol i Tv italian Gabriel Garko.
Edhe ky edicion do të ketë nderin të mirëpres të ftuarit ndërkombëtar. Flitet se njëri prej tyre do të jetë Elton John, ndërsa përsa i përket super të ftuarëve italian janë konfirmuar Laura Pausini, Eros Ramazzotti, Pooh me Riccardo Fogli dhe Renato Zero.
Arena e Ariston do shoh në skenë këngëtarët në garë për të gjitha shijet e publikut: Annalisa me “Il diluvio universale” – Arisa me “Guardando il cielo” – Alessio Bernabei me “Noi siamo infinito” – Clementino me “Quando sono lontano” – I Dear Jack me “Mezzo respiro” – Dolcenera me “Ora o mai più” (le cose cambiano) – Elio e le Storie Tese me “Vincere l’odio” – Irene Fornaciari me “Blu” – Lorenzo Fragola me “Infinite volte” – Rocco Hunt me “Wake Up” – Debora Iurato e Giovanni Caccamo me “Via da qui” – Francesca Michielin me “Nessun grado di separazione” – Morgan e i Bluvertigo me “Semplicemente” – Neffa me “Sogni e nostalgia” – Noemi me “La borsa di una donna” – Patty Pravo me “Cieli immensi” – Enrico Ruggeri me “Il primo amore non si scorda mai” – Valerio Scanu me “Finalmente piove” – Gli Stadio me “Un giorno mi dirai” – Zero Assoluto me “Di me e di te”.
Risija e e këtij vit do të jetë mbrëmjen e së premtes, nata kur do të zbulohet renditja e 20 këngëve në garë, ku për 5 këngët do të hapet një televotim deri ditën në vazhdim, që do të shpëtojë njërën prej tyre për natën finale sëbashku me 15 këngët e tjera.
Tetë të rinjt që në kategorinë e Sanremo Giovani: Alessandro Mahmud, Cecile, Chiara Dello Iacovo, Ermal Meta, Francesco Gabbani, Irama, Miele dhe Michael Leonardi do të sfidojnë njëri-tjetrin në prime time gjatë netëve të të Mërkurës dhe të Enjtes, katër më të votuarit do të kalojnë në mbrëmjen e të Premtes kur do të shpallet edhe fituesi.
Risi do të ketë edhe në planin teknologjik me skenografinë e realizuar nga Simone Bocchino dhe aparaturat e regjistrimit nen kujdesin e regjizorit Maurizio Pagnussat. I gjithë produksioni ka filluar punën prej javësh dhe realizohet nga specialistët e brendshëm të Rai. Risia e fundit këtë ka të bëj edhe me rikthimin e Pas Festival në transmetim çdo natë, përveç natës finale, drejtëpërdrejt nga Villa Ormond, dhe do të drejtohet nga Nicola Savino në bashkëpunim me trion e komikëve Gialappa’s.