Kanë filluar tashmë në kanalet e rrjetit RAI transmetimet e spoteve promocionale të Festivalit të Këngës Italiane Sanremo 2015. Spoti më i ri sheh si protagonist katër prezantuesit, Carlo Conti, Arisa, Emma Marrone dhe Rocío Muñoz Morales, të cilët në notat e këngës “Grazie dei fior”, tregojnë talentin e tyre në të kënduar edhe pse stonimi i prezantuesit nuk është për t’u duartrokitur, por slogani i këtij viti (“Tutti cantano Sanremo”) i jepë të gjithëve të drejtën për të kënduar.
Edicioni i 65 i Sanremo do të mbahet këtë vit në datat 10-14 Shkurt dhe transmetohet direkt në Raiuno.