Do te ngresje siparin, pas pak minutash (ora 20.40), edicioni i 64° i Festivalit i Kenges Italiane Sanremo 2014. Festivali do te prezantohet nga çifti Fabio Fazio dhe Luciana Littizzetto.
Ajo qe do te hape nata e pare te festivalit do te jete kengetarja Arisa, e ndjekur nga Frankie Hi NRG, Antonella Ruggiero, Raphael Gualazzi, Cristiano De Andrè, Perturbazione dhe Giusy Ferreri.
Kengetaret ne gare do te kendojne nga dy kenge prej te cilave juria dhe publiku do te zgjedh vetem njeren per te çuar ne finale. Nuk do te mungojne as te ftuarit special te nates se pare si Ligabue, Laetitia Casta, Raffaella Carrà.
Festivali i 64° i Sanremo do te vije ekskluzivisht per territorin shqiptar ne rrjetin analog dhe digital te RTSH ne datat 18 – 22 Shkurt 2014.