Samsung Electronics sapo ka prezantuar përmes një eventi në ditën e sotme serinë më të re dhe më të fuqishme të smartphone-ve, Galaxy S24, një seri që përbëhet nga Galaxy S24 Ultra, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24. Faktori më interesant që i bën këto smartphone më të fuqishëm dhe më inteligjent se kurrë është përfshirja e shërbimeve të inteligjencës artificiale, të cilat do të shndërrojnë eksperiencën tuaj të përdorimit të smartphone-ve.
“Seria Galaxy S24 transformon lidhjen tonë me botën dhe frymëzon dekadën e ardhshme të inovacionit celular”, tha TM Roh, President dhe Shef i Përvojave të Biznesit Mobile në Samsung Electronics.
Galaxy AI
Galaxy AI do të ripërcaktojë rrënjësisht eksperiencën e të përdorurit të një smartphone-i, duke prekur pothuajse çdo aspekt të tij, madje dhe rolin bazë: atë të komunikimit. Pengesat gjuhësore nuk do të jenë më të pranishme, pasi ju do të mund të përdorni shërbimin Live Translate, si dhe Interpreter i cili do të përkthejë menjëherë përmbajtjen në një pamje të ndarë në ekran. Për fat të mirë ky shërbim mund të funksionojë dhe në mungesë të Wi-Fi apo të dhënave celulare.
Nga ana tjetër Chat Assist do të sigurojë që mesazhi që dëshironit të përcillni të transmetohet në formën më të mirë të mundshme. Përmirësimet përmes AI vijnë dhe tek Notes apo regjistrimet zanore përmes shërbimeve Note Assist dhe Transcript Assist. Madje falë bashkëpunimit me Google, Galaxy S24 ofron shërbimin Circle to Search, përmes të cilit ju mund të vizatoni rrethoni, apo theksoni diçka në ekranin tuaj për ta kërkuar atë në Google.
Për sa i përket fotografimit, ProVisual Engine ështënjë paketë gjithëpërfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e tyre. Galaxy S24 Ultra falë Quad Tele System, lentet e reja të zmadhimit optik 5 herë dhe Sensorit Adaptive Pixel arrin të mundësojë një zmadhim me cilësi optike në nivelet 2x, 3x, 5, dhe 10x.
Gjithashtu ju nuk do të hasni aspak problem me cilësinë e fotografive gjatë natës, pasi modaliteti Nightography është përmirësuar ndjeshëm. Kamera ultrawide e Galaxy S24 Ultra është 60% më e madhe se modeli i mëparshëm.
Inteligjenca artificiale do t’ju ndihmojë më pas dhe në editimin e forografive, përmes Edit Suggestion dhe Generative Edit, që mund të plotësojë një pjesë të sfondit me AI krijuese.
Sigurisht për të kryer të gjitha këto veprime është i nevojshëm përdorimi i një proçesori të besuar si Snapdragon 8 Gen 3 i cili është optimizuar për përdoruesit e Galaxy. Galaxy S24 Ultra krenohet me një dhomë avulli 1,9 herë më të madhe, duke bërë që smartphone-i juaj të mos nxehet shumë dhe në kryerjen e detyrave “të rënda”.
Sigurisht që ekrani i pajisjes është i një cilësie tepër të lartë. Galaxy S24 vjen me një ndriçim maksimal prej 2600 nit dhe ofron shikueshmëri të përmirësuar në natyrë me Vision Booster. Në të gjithë serinë Galaxy S24, përmirësimet e dizajnit me korniza më të holla dhe të barabarta e bëjnë më të lehtë gjithëpërfshirjen në çdo përvojë shikimi dhe mundësojnë madhësi më të mëdha të ekranit në ato 6,8 inç të Galaxy S24 Ultra 6,7 inç të Galaxy S24+ dhe 6,2 inç të Galaxy S24.
Për herë të parë, Galaxy S24 përmban elementë përbërës të bërë me kobalt të ricikluar dhe elementë të rrallë të tokës. Në Galaxy S24 Ultra, një minimum prej 50% kobalti të ricikluar është përdorur në bateri`, dhe 100% elementë të ricikluar të rrallë të tokës janë përfshirë në altoparlantë.
Galaxy S24 Ultra është gjithashtu telefoni i parë i Samsung me korniza prej titaniumi, duke e bërë pajisjen akoma më rezistente ndaj goditjeve apo gërvishtjeve, si dhe duke përmirësuar pamjen estetike të saj.
Disponueshmëria
Galaxy S24 Ultra është i disponueshëm në ngjyrë gri titani, e zezë titani, vjollcë titani dhe e verdhë titani. Modelet Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 janë të disponueshme në ngjyrë të e zezë inoksi, gri mermeri, vjollcë kobalti dhe e verdhë qelibari. Smartphone-i Galaxy S24 është në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 94,999 Lek, Galaxy S24+ me 122,999 Lek dhe Galaxy S24 Ultra me 149,999 Lek.
Telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S24 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi paraprake, ku me blerjen e njërës prej pajisjeve ju merrni një model me hapësirë të dyfishtë memorie për çmimin e variantit bazë, i cili mund të arrijë kursime të konsiderueshme dhe një bonus shtesë. Periudha e porosive paraprake është e disponueshme nga data 17 deri në 30 janar ose deri në mbarimin e stokut.
Marrë nga geekroom.al