Këngëtarja e hit-it të verës “Ti se din”, Samanta Karavella është një nga emrat e tjerë vip që i bashkohen cast-it të konkurentëve në edicionin e pestë të Dancing With The Stars Albania 5.
Një ndër emrat më të kërkuar të momentit në muzikën shqiptare, Samanta do të provojë veten këtë herë në vallëzim, një nga pasionet e saj të hershme. Ajo do të jetë rivale në këtë spektakël me mikeshën e saj të ngushtë, këngëtaren Ronela Hajati. Ndërkaq të tjerë emra të konfirmuar janë Eva Alikaj, Rudi Vata, Evi Reçi, Renis Gjoka, Tuna, Valer Kolnikaj Diellza Kolgeci dhe Ermal Merdani. Ndërsa kanë refuzuar ofertën e produksionit Fjolla Morina, Liberta Spahiu dhe Albana Osmani.
Edhe dy javë na ndajnë nga fillimi i Dancing with the Stars 5 dhe tashmë personazhet vip kanë filluar provat për shfaqjen e tyre sa më dinjitoze! Nuk na mbetet gjë tjeter veçse të presim datën 24 nëntor për të përjetuar emocionet e spektaklit në Vizion Plus.