Tarifa shumë e lartë e së drejtës televizive e ndeshjes së të mërkurës midis Salzburg – Partizani, ka bërë që Televizioni Publik Shqiptar të rrezikoj të drejtat e transmetimit.
Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, departamenti i sportit për RTSH deklaron se kompania menaxhuese për të drejtat e transmetimit të ndeshjes, “Red Bull Mediahouse” është duke kërkuar një shumë parash mjaft të lartë dhe të pa përballueshme.
“Në lidhje me të drejtën televizive të ndeshjes Salzburg – Partizani, që luhet ditën e mërkurë, ora 20:30, RTSH ju bën me dije se po bën përpjekjet maksimale që ta sigurojë, përpjekje që do të vazhdojnë deri në minutat e fundit, por Kompania që menaxhon të drejtën televizive të ndeshjes, “Red Bull Mediahouse” kërkon një shifër financiare të pallogjikshme dhe të papërballueshme për tregun shqiptar. Kjo është arsyeja që ende nuk po e sigurojmë të drejtën televizive, por ju sigurojmë që do të përpiqemi deri ne momenet e fundit!” shprehet ne deklaraten e vet RTSH.
Nderkohe qe do te njoftohet se shpejti nese te drejtar kane arritur te merren ose jo.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia!