Puna e tyre fillon në vjeshtë, por ndërkohë u duhet të karikohen me ide të reja, sepse humori kërkon më shumë kreativitet.
Nuk e dimë se sa po punojnë për këtë gjë aktorët e “Portokallisë”, por ajo që dimë me siguri është se dy prej tyre, Salsano Rapi dhe Gazmend Paja, po shijojnë bregdetin e Jugut dhe meqë janë në rroba banje, mund të themi që pushimi i Salsanos duhet të jetë i shoqëruar me ushqim të bollshëm, pasi duket që ka vënë bark, ndërkohë që Gaz Paja preferon të rrijë në cektinë, duke mos rrezikuar në thellësitë e Jonit.
Marre nga Panorama