Pas largimit të Xhemi Shehut nga “Portokalli”, edhe Salsano Rrapi ka vendosur të largohet nga emisioni i humorit.
Burime për “Cna.al” tregojnë se shkak për këtë është bërë përplasja e tij me drejtorin e “Top Channel”, Ben Blushin, por detaje të tjera s’janë bërë të ditura.
Salsano ka dhënë dorëheqjen pas 13 vitesh në “Portokalli”. Duket se emisioni i humorit do të vijë me ndryshime të shumta këtë vit dhe nuk dihet ende se kush do të zërë vendin e dy moderatorëve të programit.