Emergjenca Coronavirus: hapësira prej 10 metrash katrorë në rërë për të kufizuar zonën e ombrellës të rrethuar me litarë. Dhe një distancë prej të paktën një metër midis një shezlloni nga tjetëri. Ky është modeli që është duke u testuar sot në Porto Cesareo, zonë turistike në gadishullin e Salentos në jugun e Italisë.
Puna për të hapur sezonin turistik ka filluar në zonën turistike të Porto Cesareo pas urdhërit të nënshkruar të Mërkurën 15 Prill nga Guvernatori Michele Emiliano, ku stafi i punëtorëve është duke strukturuar modelin e paraqitur edhe nga fotot se si do të mund të bëhet plazh në Fazën e dytë të emergjencës./IMAlbania.com
Marrë nga La Repubblica