Salem, seriali i ri televizionit kabllor WGN Amerika, debutoi të dielën ne ekranet amerikane suksesshem, me rezultate të mira ne shikueshmeri.
Episodi i parë i serialit i ambientuar gjatë gjykimit të shtrigave, që ndodhën në 1692 në Massachusetts, ka arritur 2.3 milion shikues ne total.
Premiera e transmetuar nga kanali televiziv ka tërhequr vëmendjen e 1.5 milion shikuesve, nga të cilat 647 mije i përkasin grupit të moshës mes 18 dhe 49 vjeç.
TRAILER
Por duhet theksuar se televizioni kabllor WGN Amerika arrin te mbulojë vetëm 62.3% të territorit në SHBA dhe është i pranishëm në shtëpitë e 72 milionë familjeve.
Website-i i Variety gjithashtu zbuloi pesë kuriozitete interesante në lidhje me prodhimin e Salem, shfaqja e cila eshte përpjekur për të rikrijuar një atmosferë të saktë dhe të besueshme të shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe të botës së shtrigave:
- Rreth 85% e 53 skenave te serialit janë ndriçuar nga drita e qirinjve.
- Shumë prej skenave të jashtme janë ndricuar nga pishtarë.
- Joseph Porro krijuesi i veshjeve të Salem, ka përdorur vinil, bojë dhe plastike në kostumet në mënyrë që të reflektojë më mirë dritën e qirinjve.
- Një prej veshjeve është bërë me flokët e njeriut.
- Të brendshmet e veshura nga personazhet e prostitutave datonjne më shumë se 100 vjet më parë
- Seth Reed, production designer i serialit, ka punuar kohët e fundit në Cosmos: A Space-Time Odyssey.