Arjan Sala, shefi i sigurisë 33-vjeçar që humbi jetën në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”, pasi shpëtoi punonjësit e objektit nga zjarri i madh që përfshiu godinën, shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka firmosur pak më parë vendimin për Salën, ndërkohë që propozimi për dhënien e statusit për Salën u bë pak ditë më parë nga kryeministri Rama.
Arjan Sala mbeti i bllokuar më datë 24 mars në magazinën e qendrës tregtare, ku hyri për të shpëtuar kolegët e tij nga zjarri që përfshiu objektin. Pas tre ditësh kërkime intensive nga forcat zjarrfikëse, i riu vjeçari u nxor i pajetë nga magazina.
Ndërkohë sipas “Newsbomb” kreu i qeverisë Rama do të shkojë personalisht në shtëpinë e familjes Sala për t’i dorëzuar titullin e lartë “Dëshmor i Atdheut”, për djalin që tashmë konsiderohet si “heroi i heshtur”. Arjan Sala ishte i martuar dhe kishte një fëmijë 2-vjeçar.
/News31