Website pirat i filmave 123movies, i njohur edhe si 123movieshub dhe GoMovies ka lajmëruar mosfunksionimin e tij.
Sipas një mesazhi për vizitorë të postuar në sajt, ai do të mbyllet në fund të javës.
Me miliona vizitorë në ditë, 123movies është një prej siteve streaming të filmave priatë më të mëdhenj në botë.
“Kemi transmetuar prej vitesh filma. Tani është koha që t’iu themi mirupafshim”. Faleminderit që jeni bërë miqtë tanë dhe keni qendruar me në gjatë kësaj kohe”, shprehet skuadra e 123movies.
Mbyllja vjen pas një investigimi të fundit të realizuar nga Motion Picture Association of America (MPAA) e cila ka gjetur se sajti komandohet nga Vietnami.
“Për momentin, sajti më i madh ilegal në botë, 123movies.to, është i komanduar nga Vietnami dhe ka rreth 98 milion vizitorë në muaj”, është shprehur më parë Jan van Voorn, zëvendës presidenti dhe drejtuesi i Mbrojtjes Globale të Përmbajtjes në MPAA.
MPAA ndodhet në Vietnam, si pjesë e fushatës së madhepër bllokimin e sajteve të filmave të piratuar./IMA/