Toei Animation është duke punuar për tre projekte në lidhje me franchise-in Saint Seiya, të njohur ndryshe edhe si Kvalierët e Zodiakut. Lajmin e ka bërë të njohur vetë presidenti i kolosit të filmit të animuar japonez, Kozo Morishita, gjatë eventit Comic Con 2016 Experience.
Studio e produksionit japonez po përgatit një produksion me grafikë digjitale si dhe një version live action, ndërsa nuk janë dhënë detaje për projektin e tretë.
Morishita ka shpjeguar se grupet e krecionit të tre projekteve janë të formuar po në shkollën e Toei dhe po punojnë ngushtë me Masami Kurumada, autorin e mangas origjinale i publikuar në 1986, si dhe do të vendosin edhe datat e premierave për secilin film.
Brenda tre muajve të ardhshëm do të zyrtarizohet dita e premierës së parë, ka deklaruar drejtuesi i Toei, i cili ka shtuar se se qellimi i kompanisë është nxjerrja e çdo seriali të ri çdo dy vite. Filmi i fundit i publikuar online ka qenë Saint Seiya: Soul of Gold, i vitit 2015.