Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka rezervuar shumë surpriza dhe të papritura, teksa Saimiri i ka ftuar vajzat në takim grupi në SPA.
Nën atmosferën e argëtimit, 33-vjeçari ka zgjedhur të bëjë edhe disa takime të shkurtra me vetëm disa nga konkurrentet.
Kësaj here ka qenë Kejda e zgjedhura e tij, teksa ai i ka vënë në dukje karakterin e tërhequr.
Ndërkohë, Kejda gjithashtu e ka thumbuar, duke e pyetur se përse e zgjodhi në takim pikërisht në pishinë, ku është e zbuluar.
Saimiri: Kejda mirëserdhe!
Kejda: Si je ti?
Saimiri: Gëzohem që arritëm më në fund një takim bashkë, doja të flisja me ty nga afër sepse mbaj mend në takim të parë që më the që nuk je si të gjitha vajzat.
Kejda: Po çne pikërisht sot që ishim në pishina, ishim pak zbuluar?
Saimiri: Të kam pasur në mendje që ta bëjmë një takim bashkë. Çfarë duhet të bëjë një djalë që të dali Kejda nga vetvetja? Të japi impulese, jo vetëm të rrijë e tërhequr?
Kejda: Unë nuk mund të dal nga karakteri im vetëm për të tërhequr vëmendjen e dikujt. Unë kështu jam. Nëse ti do më jepje mundësinë, patjetër që unë do mundohem të jem më e afërt. Të pëlqen ty një vajzë që është pak e tërhequr apo do këto vajzat që të vijnë të përqafojnë në fund të gjitha?
Saimiri: Jo, ska lidhje. E tërhequr është okay, por edhe shumë e tërhequr që ta zërë gjumi…është pak…
Në fund të bisedës Kejda i ka dhënë një përqafim Saimirit, para se të largohej.