I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj, Saimir Kodra ka folur edhe për largimin e tij nga “Top Channel”, ku ai drejtonte emisionin “Fiks Fare”.
Kodra ka deklaruar se “TCH” e ka hedhur atë në gjyq, dhe i ka kërkuar të mos realizojë një emision të formatit të ngjashëm dhe 12 milionë lekë.
“Vura një bast me veten pas largimit nga Top Channel. Doja të rritesha profesionalisht”, u shpreh Saimiri.
I pyetur nëse e ka mbyllur gjyqin me Top Channel, Saimiri u përgjigj se ende nuk e ka mbyllur.
“Jo nuk e kam mbyllur, është në Gjykatën e Lartë dhe më kërkuan 12 milionë lekë. Më thanë që nuk duhet të realizoja një emision tjetër të këtij lloj formati”, -përfundoi Kodra. / I.M-Dritare.net