Prej 5 vitesh, Tirana gjithnjë e më shumë po i humbet edhe ato monumente që i rezistuan kohës.
Madje dhe simbolet tashmë po vuajnë nën hijen e kullave shumëkatëshe.
Kulla e Sahatit është e fundit që po humbet nën themelet e pallatit por Lali Eri e ka gjetur zgjidhjen, do ta kujtojmë atë përmes lodrave për fëmijë dhe suvenireve që bëhen dhuratë si kujtim i asaj që dikur ishte mburrje për të gjithë.
E në fakt janë 45 milionë lekë që janë akorduar nga bashkia e Tiranës.
Teksa tenderi rezulton pa garë, me vetëm një pjesëmarrës, fituesin “G.A.C” shpk.
Në tender është dhe Ura e Tabakëve, sigurisht lodër për fëmijët.
Mos ndoshta është një paralajmërim që do të muroset nga themelet e një pallati? Mbetet për tu parë.
Me këto para do të sigurohet Kulla e Sahatit, 1 Kullë Loje me rrëshqitëse 3m, shkallë për ngjitje dhe ballkon të vogël, Ura e Tabakëve, Struktura sipas kërkesës me rrjeta ngjitëse si dhe dy shtëpi të vogla shilarëse, strukturë parku etj.