Për të gjithë ata që kanë një abonim në platformën Netflix dhe janë të apasionuar pas filmave të Fast & Furious nga sot saga është e disponueshme gati e plotë në platformën streaming tv.
Fast & Furious (2001), 2 Fast 2 Furious (2003), The Fast and the Furious: Tokyo Drift (2006), Fast & Furious (2009), Fast & Furious 5 (2011), Fast & Furious 6 (2013) dhe Fast & Furious 7 (2015) do mund t-i shikoni kur të doni në Netflix nga sot.
Në listë mungon vetëm kapitulli i fundit, Fast & Furious 8 (2017), që me siguri do të shtohet shumë shpejt, dhe spin-off Fast & Furious – Hobbs & Shaw (me protagonistë dyshen Dwayne “The Rock” Johnson dhe Jason Statham).
Dashamirët e filmave aksion dhe makinave me siguri nuk do t’i lënë pa i parë, megjithëse ata mund t’i kenë parë disa herë ndër vite.
Siç e përmendëm, kapitulli i tetë fatkeqësisht nuk është përfshirë në katalog, në pritje të Fast & Furious 9, i cili u shty për rreth një vit për shkak të Coronavirus së bashku me disa prodhime të tjera filmike.