Aktorja e njohur italiane Sabrina Ferilli ka firmosur sot kontratën me Agon Channel Italia. Bukuroshja romane do të jetë një nga figurat më të rëndësishme të televizionit të sipërmarrësit italian Francesco Bechetti.
Javë më parë ne ju informuam për bashkëbisedimin që kishin patur drejtori editorial i Agon Channel, Alessio Vinci me aktoren italiane. Oferta e Agon Media ka tunduar Sabrina Ferilli-n e cila do të jetë mbretëresha e të shtunës mbrëma në Agon Italia. Një zgjedhje e “rezikshme” po të kosiderojmë kokurencën e fortë të programeve në kanalet kryesore italiane Rai dhe Mediaset. Nuk dihet ende se çfarë formati kanë vendosur t’u besojnë drejtuesit e AC Ferilli-t, por mund të themi se kemi të bëjmë me një sfidë të vërtetë televizive rezultatin e të cilës do të mund t’a shohim së shpejti.
Agon Channel parashikohet të fillojë transmetimin në datë 1 nëntor.