Sabina K eshte nje film boshnjak me regji te Cristobal Krusen I cili u lancua ne Festivalin e Filmit ne Sarajeve ne 2015. Filmi eshte bazuar ne nje ngjarje te vertete te ndodhur gjate viteve 2004-2005 pas Luftes ne Bosnje.Ngjarja ka ne qender Sabinen, nje grua e divorcuar, mama e dy femijeve dhe Sashen, nje burre katolik. Ata takohen gjata luftes pasi sherbenin ne ushtri, bien ne dashuri dhe fejohen por shoqeria dhe familja nuk e favorizon shume marredhenien.
E vetmja e cila I mbeshtet ne kete rrugetim eshte Ankica, ku vendos ti organizoje nje dasem ne ishullin e Korcules. Sabina udheton per ne ishull dhe prêt Sashen I cili nuk shfaqet kurre.
Ajo vendos te kthehet ne shtepi ku papritur zbulon qe Sasha eshte larguar nga apartamenti I perbashket qe kishin pa asnje shpjegim. Sabina shkon tek mamaja e Sashes per te marre pergjigje por ajo e acaruar e trajton shume ashper dhe gjithashtu telefonon policine. Ne menyre te mistershme dashuria e jetes se Sabines eshte larguar pa lene gjurme. Por disa javesh Sabines I bie te fiket ne pune dhe pas vizites tek doktori merr vesh qe eshte shtatezene.
Familja dhe shoket e saj ushtrojne presion psikologjik ne menyre qe ajo ta abortoje femijen por ajo refuzon. Me ardhjen e dimrit dhe avancimin e shtatezanise, Sabina humbet punen dhe gjendja veshtiresohet me tej, kur ish- burri I kerkon shuma te medha parash ose nuk do tja sillte me kurre femijet e saj per ti pare. Sabina bie ne depression dhe tenton te vrase veten por tentativa deshton dhe Sabina qendron disa dite ne spital. Po ate nate eshte vigjilja e Krishtelindjes dhe Sabina shikon nga dritarja e saj famulltaret te cilet hyjne ne kishe. E lodhur dhe e mjeruar asaj I kujtohet historia e Krishtelindjes dhe pyet veten pse Zoti I cili u kujdes shekuj me pare per nje nene te pamartuar dhe femijen e saj duket qe sonte nuk ka interes per gjendjen e saj.
Pasi doli nga spitali me 3 Janar 2005, Sabina endej neper rruget e Sarajevos pa ndihmen e sherbimeve sociale apo te familjes. Nuk ka me zgjidhje dhe Sabina serish ben plane per te kryere vetvrasje. A do t’ja arrije qellimit ajo kete here? Ne Krishtlindjet Ortodokse ajo shetbizhuterine e saj te fundit dhe menjehere blen 3 here me shume ilace gjumi se ato qe perdori heren e pare.
Ajo prenoton nje dhome ne nje motel dhe fillon te gelltise te gjitha ilacet duke rene keshtu pa ndjenja. Cfare ndodh me pas eshte objekt I mendimit… Por nje gje eshte e sigurte.. Sabina nuk do jete me e njejta.