Dalja e Sabianit në Big Brother në fakt i suprizoi të gjithë, gjë e cila u reflektua dhe në komentet e publikut në rrjetet sociale ku personi i cili sipas tyre duhet të largohej nga formati ishte Meridiani, i cili gjithashtu në sondazhin e IMA kishte peshën më të madhe të votimit ndër të nominuarit e javës.
Sidoqoftë, diçka e cila nuk doli dhe nuk u shfaq shumë në rrjet është komenti i Sabjanit në “Big Brother Fun Club” ku teksa pyetej nga Dojna Mema shfaqi habinë e tij me daljen nga shtëpia duke lënë që të nënkuptohet se vendimi ishte i padrejtë.
“Jam i habitur”- u shpreh Sabiani, “nuk më përputhen gjërat. Brenda na thuhej se nuk ka përkrahje, ndërkohë që jashtë shoh të kundërtën.”
Ndërkohë ndodhia e kësaj të premteje përputhet dhe me komentet e disa prej banorëve të edicioneve të kaluara ku sipas tyre, produksioni rregullonte gjithë dinamikën e formatit.
A do të dali më pak i preferuari i publikut këtë javë? Kjo mbetet ta shohim!/IMA/