Ende ka konfuzion per kohen se sa shpejt zhvillohen simptomat nga momenti i infeksionit.
Inkubacioni
Simptomat e virusit fillojnë të shfaqen midis 2 dhe 11 ditëve nga kontakti me personin e sëmurë.
Studimi më i ri thotë që periudha mesatare e inkubacionit është 5 ditë.
Studimi i shkollës së shërbimit publik Johns Hopkins Bloomberg në SHBA thekson që të gjithë të infektuarit me coronavirus kanë zhvilluar simptoma sëmundjeje brenda nje periudhe prej 11 ditësh.
Sa zgjasin simptomat?
Për shumicën, simptoma e parë është temperatura (zakonisht mbi 37.8) si edhe kolla e thatë.
Në 85 raste të të sëmurëve nga coronavirusi simptomat do të fillojnë të qetësohen gjatë një jave.
Kur simptomat bëhen më të forta?
Mesatarisht pacientët me pasqyrë të rëndë klinike janë shtruar në kujdesin intensiv ditën e dhjetë të sëmundjes.
Sa zgjatë shërimi?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë të nevojshme gjashtë javë në mënyrë që në tërësi të shërohemi nga coronavirusi.
Te njerëzit të cilët kanë pasur simptoma të buta, shërimi ka zgjatur rreth dy javë, derisa te ata me pasqyrë të rëndë klinike shërimi ka zgjatur 3 deri në 6 javë – theksohet në Raportin e OBSH-së./o.j/dita