Xhesika Ndoj është kthyer në një personazh shumë të njohur dhe godet gjithmonë me deklarata e saj, por edhe me pozat bombastike që publikon në rrjetet sociale.
Ashtu siç të gjithë e dini ajo është mami i një vajze dhe e ftuar në emisionin “Ëhy Not” mbrëmjen e djeshme gjatë bisedës me moderatoren, Roza Lati nuk mund të mos përmendej vogëlushja e saj, 9-vjeçare.
Xhesika është një person moskokëçarës dhe një person që pavarësisht gjithçkaje vazhdon të shijojë jetën e saj. Mirëpo, do pyesni ju në rolin e mamit si është?!
A kemi të bëjmë me një mami autoritare apo një mami shoqe për vogëlushen?!
Xhesika tregon se ajo është gjithçka për vajzën e saj, kur duhet të jetë shoqe vendoset në pozitën e shoqes dhe kur duhet të jetë një mami e rreptë atëherë ajo e këshillon vajzën për gjërat që ajo duhet të bëjë duke marrë parasysh moshën që ka.
Si të gjithë prindërit e përkushtuar edhe Xhesika bën gjithçka që vogëlushja e saj mos detyrohet që nesër të kalojë atë çfarë mami e saj ka kaluar.
“Unë kam një vajze dhe nëse je mami i një vajze unë mendoj se me atë duhet të jesh shoqe, mami, babi gjithçka. Unë për vajzën time kam qenë gjithçka. Sepse vajza do përkushtimin dyfish sesa djali.